Rrahet kryetari i Partisë Republikane, dega e të cilit vepron edhe në Luginë
Ka ndodhur një rrahje e madhe në gjykimin për tentim vrasjen e kryetarit të Partisë Republikane, Nikolla Sandulloviq.Së pari, para gjykatës janë rrahur Nikolla Sandulloviq dhe Zoran Teshiq, që më vonë të pasojë një përleshje më e madhe. Të përfshirët në këtë rrahje fizike mezi i ka ndarë roja e gjykatës.
Gjykimi i përsëritur për tentim vrasje të Nikolla Sandulloviq, sot (e martë) nuk është mbajtur për shkak të rrahjes masive e cila ka ndodhur para Pallatës së Drejtësisë në Beograd, pikërisht para fillimit të gjykimit, që ishte planifikuar për orën 10h.
Incidenti ndodhi kur u përplasën fizikisht i akuzuari për tentim vrasje Zoran Teshiq dhe Sandulloviq, dhe pastaj ka pasuar rrahja e disa njerëzve të Teshiqit dhe dy shokëve të Sandulloviqit.
Zëdhënësi i Gjykatës së Lartë në Beograd, Tanja Kolenshiq i ka thënë Tanjugut se deri te incidenti erdhi pak para se palët të ftoheshin për të hyrë sallën e gjyqit, rreth orës 9:55 minuta.
Pjesëmarrësit në rrahje i ka ndarë roja e gjykatës, ndërsa më pas janë marrë nga policia, patrullat e të cilave kanë mbërri në vendngjarje, ka shtuar Kolenshiq.
Në lidhje me incidentin, siç ka shtuar zëdhënësja, është njoftuar gjyqtari i procedurës paraprake, kurse gjykimi është shtyrë për kohë të pacaktuar.
Gjykata e Lartë në Beograd në vitin 2012 në shkallën e parë ka dënuar Zoran Teshiqin me shtatë vite burgim për vrasje të rëndë në tentativë, vendosjen e eksplozivit nën veturën e Sandulloviqit më 18 janar të vitit 2010 dhe në atë kohë është liruar nga paraburgimi për t’u mbrojtur në liri.
Këtë gjykim, megjithatë e ka hequr Gjykata e Apelit duke urdhëruar rigjykimin.
Përndryshe, Nikolla Sandulloviq është kryetar i Partisë Republikane e cila ka shtrirë degët e saj edhe në Bujanoc e Preshevë, duke u aktivizuar nga muaji mars i këtij viti./Titulli.com/