Rivotimi për zgjedhjet lokale në Preshevë akoma i pasigurt?
Zgjedhjet lokale në komuën e Preshevës mundë të përsëriten më 14 Janar mirëpo ato akoma nuk janë zyrtarizuar për shkak të disa ankesave.Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Zeqirja Miftari ka thënë për mediat serbe se pret vendimin e gjykatës themelore në mënyrë që të përcaktohet se në cilat vendvotime do të votohet përsëri, transmeton Titulli.com.
Ai u shpreh se KKZ në Preshevë më 24 Dhjetor për shkak të parregullësive ka anualuar votat në 6 njësi zgjedhore.
Miftari theksoi se në atë vendim është ankuar lista zgjedhore “Alterntiva për Ndryshim” dhe lista “Lëvizja për reforma PDSH”.
Sipas Miftarit rivotimi duhet të përësëritet në 6 njësi zgjedhore të cilët përbëjnë gjithsejtë afro 9000 votues por pritet vendimi i gjykatës./Titulli.com/