Rinia e pa informuar për funksionimin e qeverisjes lokale në Bujanoc
Disa nxënës të shkollës së mesme në Bujanoc gjatë një ankete të realizuar nga organizata "Vizionet Atraktive" një shumicë janë deklaruar se kanë pak njohuri për funksionimin e qeverisjes lokale në Bujanoc.
Në këtë anketë morën pjesë 35 nxënës dhe janë përgjigjur rreth pyetjeve të për funksionimin e këshillit komunal, kuvendit komunal, rolin e këshilltarit dhe pjesëmarrjes qytetare në institucionet komunale, shkruan Titulli.com.
Përmes kësaj ankete është vlerësuar se nxënësit ish pak të informuar rreth të drejtave të qytetarëve për qasjen e tyre në çdo informacion të rëndësisë publike të komunës.
Anketa është realizuar gjatë seminarit të organizuar nga “Vizionet Atraktive” me nxënësit shqiptarë të shkollës së mesme në Bujanoc./Titulli.com/