Republikanët: Zgjidheni problemin e taksive në Bujanoc
Partia Republikane, me një shkresë i është drejtuar zyrtarisht autoriteteve të administratës komunale të Bujanocit, përkatësisht Departamenti për punët e inspektimit dhe NP " Drejtorati për ndërtim", nga të cilat kërkon, që sa më shpejt të marrin masa për tejkalimin e problemeve, me të cilat po ballafaqohen taksistët e kësaj komune.Në shkresën e Partisë Republikane, theksohet nevoja e zgjidhjes së parkingut për taksitë e Bujanocit, i cili nuk është zgjidhur si duhet e nga i cili edhe burojnë problemet.
Më tej në shkresë thuhet se “Vendi i parkingut i caktuar nga organi kompetent i Komunës së Bujanocit, te Gumoplastika, uzurpohet nga ndërtimet o objekteve si dhe nga taksitë e Vranjës, të cilët edhe me pa të drejtë ua marrin udhëtarët.
Gjithashtu “taksitë nga Bujanocit, përveç vendit të parkingut që kanë te Gumoplastika, i cili po keqpërdorët nga të tjerët, të caktohet edhe një parking te Stacioni i Autobusëve dhe të Stacioni i Trenave, në mënyrë që ata të kenë kushte për zhvillimin e veprimtarisë së tyre”, thuhet në vazhdim të shkresës së Partisë Republikane.
Për të pasur një pasqyrë më të qartë rreth këtyre problemeve, Partia Republikane, kërkon nga organet kompetente, të thërras përfaqësuesin e Taksive, Fatmir Jusufi, i cili me një Vendim të nënshkruara nga taksistët, është zgjedhur përfaqësues i tyre legjitim, për t’u njoftuar për së afërmi me këto probleme dhe tejkalimin e tyre, përndryshe hapi tjetër do të jetë ankimimi në nivele më të larat të shtetit, duke mos përjashtuar edhe Peticionin dhe Protestat, thuhet në Shkresën e Partisë Republikane, Këshilli komunal për Bujanoc, të nënshkruar nga kryetari i saj Avdil Ramadani. /Titulli.com/