Qendra Rome për Demokraci ndihmon emigrantët në Preshevë
Qendra Rome për Demokraci në partneritet me Koalicionin për Transparencë dhe me ndihmën e Fondit Urgjentë të Grave ka fituar 149 mijë dinarë për të blerë gjëra për fëmijët e emigrantëve që gjenden në Bujanoc e Preshevë.E falënderojmë Fondin për ndihmën, dhe kësaj here apelojmë tek miqtë tonë, aktivistët e rrjetit të ndërmarrjeve të na ndihmojnë në këtë aksion”, ka deklaruar Ivana Stoshiq nga Qendra Rome për Demokraci, shkruan jugmedia, transmeton Titull.com.
Ajo thotë se ky donacion është shkas iniciues për nisjen e një fushate më të gjerë.
“Ndihmat e nënave dhe fëmijëve, nga e premtja ne në ambientin tonë do të fillojmë grumbullimin e ndihmave shtesë, veshje për fëmijë dhe bebe, lojëra dhe veshje për gra”, ka thënë Stoshiq.
Sipas saj çdo kush që dëshiron të ndihmojë në të holla ato mundë ta bëjnë në llogarinë rrjedhëse të Qendrës Rome për Demokraci në 160-261862-93 dhe të gjithë do të marrin vërtetimin për çka kanë paguar ata./Titulli.com/