Preshevë: Arrestohet një refugjat, kishte pasaportë të njëjtë me terroristin e Francës
Një refugjat është arrestuar në Preshevë sepse e ka të njëjtën pasaportë sikurse terroristi që kreu sulmet në Paris, shkruan Guardian.Në pasaportë janë emri dhe të dhënat e njëjta, por me fotografi tjetër.
Zyrtarët serbë besojnë se dy pasaportat janë false, por kanë shtuar se janë duke bashkëpunuar me hetuesit francezë, transmeton gazeta britanike.
Policia franceze ka gjetur një pasaportë siriane në afërsi të trupit të terroristit i cili ka kryer sulmin afër stadiumit të Francës.
Al Mohamed më 7 tetor është regjistruar në Preshevë ku pastaj nga Serbia ka kaluar në Kroaci.
Në kampin e refugjatëve në Opati ka qëndruar gjashtë orë ku më pastaj nëpërmes Hungarisë ka kaluar në Austri. /Titulli.com/
>>MPB: Terroristi i Parisit u regjistrua në Preshevë (Foto)