Përkujtohen dëshmorët e Zhegrës që ranë në Luginë të Preshevës
Me homazhe në varrezat e dëshmorëve të qytetit, sot është shënuar 14 vjetori i rënies së Shaban dhe Sami Ukshinit, ndërsa në vendin e tyre të lindjes, në Zhegër, është mbajtur akademi përkujtimore kushtuar dëshmorëve, të cilët ishin pjesëmarrës në luftën për lirinë e Kosovës dhe atë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.Në një komunikatë për media të Komunës së Gjilanit, citohet kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Valentina Bunjaku - Rexhepi, të ketë thënë se "Shabani dhe Samiu dëshmorë për të ndriçuar rrugën e lirisë, të zhvillimit dhe ndërtimit të vendit".
“I kujtojmë Shabanin e Samiun me përulje, të cilën ranë në altarin e lirisë që Kosova Lindore të bashkohet me Republikën e Kosovës, sepse ajo pjesë i përket shtetit tonë. Duhet të punojmë dhe të jemi unik që amanetin e tyre për bashkim të çojmë në vend”, theksoi kryesuesja Bunjaku-Rexhepi.
Sabit Rrustemi është paraqitur me një referat për dëshmorët, kurse në emër të Zonës Operative të Preshevës ka folur ish-komandanti Mustafë Shaqiri, i cili jetën dhe veprën e dy dëshmorëve të luftës së Luginës së Preshevës e ka përkujtuar me vendosmërinë e tyre për vetëflijim në shërbim të lirisë dhe bashkimit kombëtar. /Titulli.com/