Përfundoi manifestimi tradicional "Vera Kulturore 2016" në Bujanoc
Kanë përfunduar aktivitetet e manifestimit tradicional të organizuara nga shtëpia e kulturës në Bujanoc "Vera Kulturore 2016.Drejtori i shtëpisë së Kulturës, Jetmir Ismaili është shprehu i kënaqu me aktivitet dhe pjesëmarrjen e grupeve dhe qytetarëve.
“Përgjatë dy javëve para qytetarëve performuan shumë individ dhe grupe muzikore të zhanreve të ndryshme si argëtuese ,popullore , dhe xhaz muzikë ,gjithashtu para qytetareve prezantuan edhe shoqëri kulturore artistike duke ofruar valle dhe këngë me motive tradicionale”, deklaroi Ismaili.
Sipas organizatorit gjatë manifestimit prezantuan Enti parashkollor ,,Gëzimi Ynë’’, koncert I muzikës zbavitëse, popullore dhe muzikë shqipe, serbe, rome, xhaz.
Gjithashtu është zhvilluar edhe një ekspozitë e pikturave e realizuar nga piktorja Leoneta Abdyli./Titulli.com/