Ordinanca "DOMO MEDICUS", e para e llojit të vet
Në komunë të Bujanocit, respektivisht në fshatin Tërnoc, është hapur ordinanca “DOMO MEDICUS” nga dy mjekët e njohur në këtë rajon dhe më gjerë, dr. Edmond Rexhepi dhe dr. Lejlan Sadiku.
“DOMO MEDICUS” është ordinanca mjekësore e përgjithshme private e para në komunë të Bujanocit e llojit të vetë e cila vjen me një koncept të ri të mjekësisë duke e ofruar shërbimin mjekësor pacientit në ordinance dhe shtëpinë e tij, duke i siguruar shërbim korrekt, profesional dhe në kohë.
Në “DOMO MEDICUS” kryhen këto shërbime:
- Kontrollime mjekësore
- EKG
- inhalacioni për të rritur dhe fëmijë në sëmundjet e mushkërive
- bërja e gjilpërave
- vendosja e infuzioneve
- pastrimi dhe lidhja e plagëve
- trajtimi i djegieve
- vendosja e kateterëve urinar
- matja e sheqerit
- trajtimi me rreze infra të kuqe të sëmundjeve reumatizmale kronike, traumave dhe sinuziteve kronike
- pastrimi i veshëve
Për të kryer vizita në ordinancë apo në shtëpinë tuja mund të kontaktoni në këtë numër telefoni: 062 5000 20.
Orari, ditëve të punës është nga ora 08:00 - 22:00, kurse të shtunën dhe të dielën nga ora 08:00 - 18:00.
Nëse keni pyetje për dr. Lejlan Sadikun dhe dr. Edmond Rexhepin ate mund ta bëni edhe përmes mesazheve në faqen zyrtare të ordinancës “DOMO MEDICUS” në Facebook, duke klikuar KËTU.