Nxënësit e shkollës së mesme në Bujanoc të pa informuar me transparencën komunale
Lokale

Nxënësit e shkollës së mesme në Bujanoc të pa informuar me transparencën komunale

11.Apr.2018 09:19
0
Të pa informuar rreth transparencës komunale janë shprehur edhe nxënësit e shkollës së mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc.

Riola Sulemani, nxënëse e drejtimit të mjekësisë në këtë shkollë tha se është shumë pak e informuar për transparencën komunale sepse nuk ka shfaqur asnjëherë ndonjë interes rreth kësaj dhe nuk kam pasur rast të dëgjoj për këtë temë.

Ndërsa Lorik Limani nga drejtimi i përgjithshëm theksoi se komuna e Bujanocit ka një transparencë me nivel shumë të ulët por nuk është i informuar as për aktivitetet e komunës së Bujanocit.

Limani u shpreh se seminaret rreth edukimit të fusnkionimit të qeverisjes lokale po ndihmojnë të rinjtë shumë që të informohen dhe vetëdijesohen për shumë tema organizime e vendime komunale.

“Kemi mungesë informacioni rreth çdo ngjarje dhe organi komunal si dhe sa i përket gjeneratave të reja dhe të rinjve transparenca është shumë e ulët dhe nevoja për informim është shumë e nevojshme”, theksoi për Titulli.com, Drilon Dalipi nga shkolla e mesme.

Këta të rinj u intervistuan gjatë seminarit të “Rinia aktive në Preshevë dhe Bujanoc” të mbajtuar në Bujanoc rreth funksionimit të organeve komunale ./Titulli.com/

Statusi i Kosovës dhe ekspansioni në Jug të Serbisë
Tribunë fetare-shkencore në Bujanoc, e hapur për pjesëmarrje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration