Ndërroi jetë ish drejtuesi i Miratocës
Ish kryetari i Bashkësisë Lokale në Miratoc të komunës së Preshevës, ka ndërruar jetë.Siç njofton “Lugina Sot”, i ndjeri Shezai Shaqiri këtë botë e lëshoi sot, në moshën 49 vjecare.
Për kohën që drejtoi me Bashkësinë Lokale të këtij fshati kufitar me Maqedoninë, njihej si një kryetarë punëtor dhe që kujdesej për hallet e qytetarëve të vendbanimit që drejtonte.
Ai njëherit ishte edhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik në fshatin Miratoc.
Sic ka mësur Titulli.com, varrimi i të ndjerit pritet të bëhet nesër (e premte) në varrezat e fshatit./Titulli.com/