Nënshkruhet kontrata e dytë për rrugën Breznicë-Muhoc, gjithsej 6.2 milion dinarë investime
Kryeshefi i administratës komunale në Bujanoc, Fadil Haliti ka nënshkruar edhe një kontratë tjetër me kompaninë "Saba Bellça" për asfaltimin e rrugës Breznicë-Muhoc.“Me rregullimin dhe asfaltimin e kësaj rruge, qytetarëve të komunës sëBujanocit i lehtësohet dhe shkurtohet rruga për Malësinë e Bujanocit dhe eliminon procedurat dhe pengesat të cilat ishin prezentë deri tash”, thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit.
Sipas këtij njoftimi vlera e kësaj kontrate është 4.2 milion dinarë dhe financohet nga buxheti i komunës.
Administrata komunale ka nënshkruar kontratë për të njëjtën rrugë me vlerë prej afro 2 milion dinarë edhe në muajin Tetor të vitit 2017.
Kjo rrugë do të mundësojë qarkullim më të lehtë banorëve të Malësisë së Bujanocit./Titulli.com/