Në Preshevë vazhdon çertifikimi i listave zgjedhore, Ardita Sinani fton për pjesëmarrje në zgjedhje (video)
Partitë politike që i tubpjnë shqiptarët në Luginë të Preshevës, kanë filluar tashmë përgatitjet për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 24 prillit.Ndonëse ende nuk ka një përgjigjëje të saktë nëse do të marret pjesë në zgjedhjet parlamnetare apo jo, pjesëmarrja në zgjedhjet lokale është e qartë. Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Preshevë, Zeçirja Miftari, tashmë ka konfirmuar çertifikimin e listës së parë zgjedhore.
Që nga fillimi i jetës plurale në Luginën e Preshevës, për herë të parë një femër është bartëse e listës zgjedhore. Ardita Sinani, e Partisë për Veprim Demokratik, ka ftuar qytetarët për pjesëmarrje aktive në zgjedhjet e 24 prillit.
Në Komunën e Preshevës, gara zgjedhore zhvillohet për 38 ulëset e Kuvendit Komunal, në Bujanoc për 42, ndërsa në Medvegjë meqë zgjedhjet e jashtëzakonshme u mbajtën më 13 shtatorë të vitit të kaluar, më 24 prill nuk do të ketë zgjedhje lokale, përderisa do të mbahen vetëm ato parlamentare./Titulli.com/