Musliu në listën e zezë të SHBA-ve, ai thotë se nuk e ka këtë informacion
Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit nacional shqiptar dhe i Kuvendit Komunal të Bujanocit është politikani i vetëm nga Serbia që këtë vit është gjendur në listën e zeë të Stejt Departamentit amerikan, shkruan gazeta beogradase "Blic", transmeton Titulli.com.Siç shkruan “Blic”, bëhet fjalë për listën e personave të padëshiruar, për të cilët administrata amerikane beson që mbështesin dhunën dhe terrorizmin.
“Nuk e kam këtë informacion. Kam kontakte të mira me ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd dhe Prishtinë. Nuk kam asnjë kontest, nuk di pse do të isha i padëshiruar kur merrem me politikë”, ka thënë Musliu, shkruan më tej “Blic”./blic.rs/