Ministri Bajrami më 24 maj viziton Preshevën
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka deklaruar se konfiskimi i teksteve në Luginën e Preshevës nga Serbia është shkelje e të drejtave themelore të njeriut.Ai tha se kanë krijuar një listë të librave që ka nevojë Lugina e Preshevës dhe se do të tentojnë t’i dërgojnë sepse në këtë mënyrë ndalet tendenca e shpërnguljes që është evidente.
Ai tha se si ministër i Arsimit është që të mos ketë kuota për studentët e Luginës së Preshevës në Universitetin e Prishtinës, por se ata të konkurrojë barabartë me çdo qytetar të Kosovës, raporton KP. /Titulli.com/