Medvegja me mungesë të nëpunësve komunal
Derisa administratat tjera lokale po largojnë të punësuarit e tepërt, komuna e Medvegjës ka mundësi të punësojë edhe katër nëpunës pasi llogaritë kanë treguar që këtu nuk janë kryer punësime të tepërta, njofton jugmedia.rs, transmeton Titulli.com.Sipas Ligjit të ri mbi numrin maksimal të nëpunësve shtetëror, në administratat komunale, ndërmarrjet, institucionet kulturore dhe në entin parashkollor në Medvegjë janë të punësuar 176 persona, ndërsa janë të lejuar 180, që do të thotë që pushteti mund të punësojë edhe katër nëpunës.
Ky numër ka të bëjë me gjendjen në fund të vitit 2015. Racionalizimi do të bëhet në vitin 2018, kështu që faktikisht edhe këtu është e pranishme pasiguria.
Në krahasim me administratën lokale, përgjegjësit e Shtëpisë së Shëndetit në Medvegjë duhet të zvogëlojnë numrin e të punësuarve nga 72 në 64./Titulli.com/