Mediat e pakicave promovojnë gjuhët e tyre për fëmijët në Novi Sad (foto&video)
Në qytetin e Novi Sadit një vend përskaj lumit Danub po zhvillohet manifestimi tash tradicional "Nën hijen e Shtrandit" i organizuar për publikun vendas që ofron komunitetet e pakicave së bashku të mësojnë për kulturën dhe gjuhën e njëri tjetrit.Heror Media Pont, agjencia mediale që punon me mediat në gjuhën e pakicave në bashkëpunim me Qendrën pë Zhvillimin e Mediave Lokale dhe të Pakicave kanë lansuar këtë program të dedikuar për fëmijët nga mosha 5-12 vjeç në mënyrë që të mësojnë njohuri bazë të gjuhës hungareze, sllovake, rumune, rusine dhe nga ky vit gjuhën sllovene.
Ky program po mundëson mësimin e 50 fjalëve nga secilin gjuhë dhe në fund është finalizuar me organizimin e një kuizi që sjellë emocione për pjesëmarrësit.
Sipas organizatorëve shkollat fillore të Vojvodinës ofrojnë mësimin e gjuhëve të pakicave si lëndë zgjedhore dhe ky program inkurajojnë fëmijët të jenë më afër këtyre gjuhëve.
“Këtë vit në hapjen e programit kemi pasur mysafirë Zharko Paspal, kampion evropian-ish basketbollist në NBA dhe fitues i medaljes së argjend në Seu në vitin 1988 tani kryetar i Komitetit Olimpik të Serbisë. Gjithashtu hapjen e ka nderuar edhe Gjorgje Vishaqki, sekretar gjeneral i Komitetit Olimpik të Serbisë”, ka thënë Natasha Heror themeluese e këtij programi dhe lidere inkurajuese e këtyre pakicave.
Programi “Nën hijen e shtrandit” ka zgjeruar me një javë aktivitete olimpike dhe gjatë këtyre ditëve sportistë që kanë marrë pjesë nëpër lojëra olimpike i kanë shpjeguar fëmijëve për arritjet e tyre dhe rëndësinë e praktikumit të sportit.
Aktiviteti këtillë është viti i katër që zhvillohet ndërsa këtë vit po mbahet nga 11 Korriku dhe vazhdon deri më 20 Gusht dhe temat që do të shtjellohen janë në fushën e sportit, shëndetit dhe kulturën e gatimit./Titulli.com/