Mbyllja e kufirit, Vuçiq e merr vendimin nesër pas kthimit nga Lugina
Sipas marrëveshjes së shteteve anëtare të Shengenit, Serbia është njoftuar se do të vije deri te mbyllja e kufirit të Sllovenisë dhe Austrisë.Sipas Televizionit Publik të Serbisë, edhe Kroacia është duke shqyrtuar mbylljen e kufirit, të cilën e ka paralajmëruar edhe Maqedonia, transmeton Titulli.com.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas kthimit nga Bujanoci dhe Presheva, ku do të qëndrojë gjatë ditës së martë, në orën 21:00 do të mbajë një seancë të Byrosë për Koordinimin e shërbimit të sigurisë, me çrast do të shqyrtohet qëndrimi i Serbisë lidhur me këtë çështje. /Titulli.com/