Ligji për shtetësi në Kosovë aspak i favorshëm për të dëbuarit nga Lugina
Koordinatorja e zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Gentiana Shabani është takuar me drejtorin administratës, Nazim Gagica, me të cilin diskutoi për problemet e mospajisjes me dokumentet e identifikimit për banorët e dëbuar nga Kosova Lindore, shkruan portali 2L Online, transmeton Titulli.com.Gjatë kësaj bisede të frytshme në mes të koordinatores Gentina Shabani dhe të drejtonit Nazim Gagica, bashkëbiseduesit u dakorduan për bashkëpunim të ndërsjellë në arritjen e një zgjidhje përfundimtare dhe të kënaqshme për banorët të cilët jetojnë në Republikën e Kosovës tash e 16 vite e që ende nuk janë pajisur me dokumente të identifikimit.
Gjithashtu u arrit dakordim që së bashku drejtoria dhe zyra për Preshevë Buajanoc dhe Medvegjë të bëjnë presion në institucionet relevante për ndryshim-plotësimin e ligjit për shtetësi e i cili nuk është aspak i favorshëm për banorët e dëbuar nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, shkruan 2L Online.