Kush e votoi listën serbe në njësinë shqiptare në Preshevë?
Lokale

Kush e votoi listën serbe në njësinë shqiptare në Preshevë?

30.Jan.2018 16:12
0
Në rivotimin e 28 Janarit në njësinë 5 për zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës përfaqësuesit e listës serbe siguruan votat për të qenë pjesë e kuvendit komunal.

Në bazë të rezultateve zyrtare të komisionit komunal zgjedhorë,  lista serbe siguroi 41 vota në njësinë numër 5,  me votues të regjistruar shqiptarë dhe afro 10 të komunitetit serb ndërsa në zgjedhjet lokale të vitit 2016 kishte O vota, shkruan Titulli.com.

Kjo njësi zgjedhore në zgjedhjet lokale të  vitit 2016 ka pasur të regjistruar  1832 votues prej të cilëve lista serbe nuk ka marrë asnjë votë dhe tani në spektrin politik shtohen dilemat se kush i dha votat listës serbe.

Në tabelën e prezantuar shihet rezultatet për zgjedhjet lokale në vitin 2016 në njësinë numër 5.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2016 APN kishte 2019 vota në rivotim morri 225 vota, PVD në vitin 2016 kishte 221 vota në rivotim  164 vota, PDSH në vitin 2016kishte 77 vota në rivotim 77 vota, UDSH në vitin 2016 kishte 145 vota ndërsa në rivotim 21 vota, BDL në vitin 2016 kishte 9 ndërsa në rivotim 14 vota dhe lista LR-PDSH në rivotim mori 64 vota.

Partitë shqiptare vazhdojnë të akuzojnë njëra tjetrën për shitjen e votës shqiptare në favor të listës serbe në komunën e Preshevës e cila mundë të bëhet pjesë e qeverisjes lokale./Titulli.com/

Serbia do të nisë punën për ndërtimin e gazsjellësit Serbian Stream
Halimi: Presheva me koalicion të gjerë, PVD-PDSH- LR PDSH dhe lista serbe?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration