Kur "Ndihma e Shpejtë" është e obliguar të ofrojë shërbime mjekësore në Bujanoc
Duke u bazuar në nevojat e qytetarëve për ndihmë mjekësore si dhe informim të drejtë redaksia e portalit Titulli.com ka bërë një hulumtim rreth të drejtave të pacientëve se në cilat raste ndihma e shpejtë apo emergjenca është e obliguar të shkoj e të marrë pacientin në shtëpinë e tij.Mjekët nga shtëpia e Shëndetit në Bujanoc, Mejdi Zeqiri dhe Bratislav Rangjeloviq gjatë një bisede për portalin Titulli.com sqaruan se cilat janë rastet në të cilat mjekët e emergjencës dhe stafi i tyre të cilët janë shërbim duhet të shkojnë ti ofrojnë ndihmë pacientit në shtëpi.
“Kur pacienti ka gjakderdhje, lëndime të kokës, boshtit kurrizor dhe barkut ose pëson goditje nga rryma elektrike,atëherë kur kafshohet nga gjarpri dhe raste tjera të lëndimit apo fatkeqësisë”, u shpreh Dr. Mejdi Zeqiri.
Ai theksoi se emergjenca këto netët ka pasur fluks të rasteve nga pacientët që kanë kërkuar ndihmë andaj ka kërkuar që edhe të bashkëpunojnë edhe për shërbime nëpër shtëpi.
Dr.Bratislav Rangjeloviq tha se në rast se pacienti pëson ndonjë paralizë, ka pësuar infarkt në zemër ose ka dhimbje të forta gjoksi ose zemre, nëse humb vetëdijen papritur atëherë ekipi mjekësor i emergjencës është i obliguar që tu dalë në ndihmë edhe në teren pacientëve përmes thirrjeve që i merr në telefon.
Sipas tij gjithashtu edhe rastet e rrëzimit dhe të fatkeqësive në vende pune ose komunikacion me lëndime të rënda kur nuk mund ti ndihmoj askush atëherë shërbimi emergjent i shtëpisë shëndetit reagon dhe u del në ndihmë qytetarëve në nevojë mjekësore.
“Kurse rastet me sëmundje kronike si ato me kancer me barkqitje të vjellura dhe probleme tjera shëndetësore nuk është e obliguar shërbimi i emergjencës të shkoj në shtëpi këto raste patjetër që duhet të kontaktojnë mjekun e tyre të zgjedhur” deklaroi për Titulli.com Rangjeloviq.
Reparti i Emergjencës në shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc ofron ndihmë momentale ndërsa për terapi më të gjatë pacientët duhet të vizitojnë mjekun e tyre të zgjedhur dhe pastaj të udhëzohen për shërbime tjera mjekësore.
Të gjithë pacient që kanë nevojë për ndihmën e shpejt emergjente mjekësore mundë të thirrin në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc në këtë numër 017 651 124 ./Titulli.com/