Kryetari me kondicioner e dy parë perde, veç puna pi kërkohet (Foto)
Veç kondicionerit të kamotshëm për ta freskuar ambientin e punës, zyra e kryetarit tashmë ka edhe dy palë perde (të brendshme dhe të jashtme).Përderisa një pjese e personelit në godinën e administratës së Komunës së Bujanocit po përballet me temperaturat e larta që këtyre ditëve po arrin edhe deri 38 gradë celsius, i pari i kësaj komune, tashmë pas renovimit të objektit po ndihet edhe më komod.
Kondicionerit, perdeve të brendshme, karrigeve të buta, i janë shtuar edhe perdet e jashtme nga alumini dhe për ironi, vetëm zyrës së kryetarit, i cili si të punësuarit e tjerë në këtë godinë duhet të jetë i barabartë me të tjerët.
Ndonëse renovimi i godinës është bërë me donacion, kryesisht të bashkatdhetarëve nga Turqia, përveç perdeve të aluminit që i janë vendosur zyrës së kryetarit, në asnjë pjesë tjetër të zyrës së personelit të tij nuk shihet një renovim i tillë.
Madje, vërejtja tjetër që vie po nga punëtorët që në këtë godinë futen çdo mëngjes të ditëve të punës, është edhe ngjyra e logos së Komunës së Bujanocit, që sipas tyre tani mbanë atë lloj ngjyre të kaltër të hapur si të partisë së Nagip Arifit, që dikur ishte e mbyllur.
Meqë kryetarit tashmë i janë ofruar kushte më të mira, punëtorët me anonimitet kërkojnë nga Arifi që të angazhohet më shumë për të ndryshuar situatën, tashmë të rënduar ekonomike në këtë komunë.
“Kushtet i ka bërë ma të mira se Shtëpia e Bardhë e Obamës, tash t’i përvjele krahët edhe të punoje”, është porosia e bashkëbiseduesve tanë./Titulli.com/