Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi uron të gjithë besimtarët për Fitër Bajramin
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për Fitër Bajramin duke shpresuar se do të mbretëron solidariteti, harmonia dhe përkushtimi i njerëzve, ndaj njëri-tjetrit.Ky është mesazhi i kryetarit të komunës së Bujanocit:
Të nderuara motra dhe vllezër,
Një muaj sakrificë, adhurim dhe përmbajtësi ndaj urdhërave të Zotit Fuqiplotë, pa dyshim që ka një përfundim tejet të begatë. Ramazani, është muaj, në të cilin ka zbritur mëshira e Zotit ndaj çdo besimtari, ku vet Krijuesi, nëpërmjet Kur-anit Famlartë, n’a ka përgëzuar për falje dhe mëshirë.
Të nderuar besimdrejtë,
Përfundimi i muajit të Ramazanit, kurorëzohet me festën e madhe të Fitër Bajramit, festë në të cilën mbretëron solidariteti, harmonia dhe përkushtimi i njerëzve, ndaj njëri-tjetrit.
Pa dyshim se, Fiter Bajrami sjell, shpresë në zemrën e gjithsecilit, që e ardhmja e ndritur, po n'a pret.
Të nderuar bashkëqytetar. Gëzuar festën e Fiter Bajramit! Mirësitë e Zotit qofshin mbi ju dhe familjet tuaja!
Me shumë rrespekt,
Shaip Kamberi-kryetar i komunës së Bujanocit