Konkurs për asistentë në lëndën e gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare në shkollat fillore të Luginës
Qendra Rajonale shpallë konkurs për pranim në mardhënie pune për 6 arsimtarë të gjuhës dhe letërsisë serbe, për të punuar në shkollat fillore në Preshevë dhe Bujanoc, për një periudhë në kohëzgjatje prej 10 muajve për vitin shkollor 2015/16, në bazë të "Projektit për zbatimin e rekomandimeve për avansimin e arsimimit të gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare në shkollat fillore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë", transmeton Trupi Koordinues.Kandidatët që do të konkurrojnë duhet të plotësojnë kushtet e parapara sipas Rregullores mbi shkallën dhe llojin e arsimit të mësuesve dhe bashkëpunëtorëve profesional për mësimdhënie në shkollë fillore si dhe forma tjera të punës edukativo-arsimore.