Kolona në të dy anët e kufirit (Foto)
Qytetarët që të shtunën kanë marrë rrugën për në Kosovë apo Serbi, përmes pikëkalimit Konçul "“ Dheu i Bardhë, është dashtë të përballen me pritje.Sipas informacioneve që portali informativ Titulli.com ka marrë në këtë vendkalim, pritjet e qytetarëve që kishin marrë rrugën për në vendlindje në Kosovë, apo Luginë, pritjet shkonin nga 45 minuta deri në një orë.
Policët në anën e Kosovës merreshin me organizimin e kolonës, përderisa në anën e Serbisë nuk vërehej një organizim i tillë.
Apeli i zyrtarëve për këto ditë kur kemi rritje të fluksit të makinave të bashkatdhetarëve që vijnë për vizitë në vendlindje, është që vendasit, sidomos shoferët nga Lugina që kanë polisën e sigurimit të Kosovës, ti shfrytëzojnë vendkalimet alternative për të udhëtuar drejt vendit fqinj, për të shkurtuar kolonat në vendkalimin Konçul-Dheu i Bardhë. /Titulli.com/