KBI: Dikush ka nevojë për ndihmë
Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Bujanoc përmes Departamentit të të Rinjve dhe Gruas me anë të aktivitetit vullnetar, shitjen e ëmbëlsirave, është angazhuar në ndihmën e njerëzve në nevojë.
Me moton “Dikush ka nevojë për ndihmë” të rinjtë me ndihmën e të hollave të grumbulluara sot nga shitja e ëmbëlsirave do të ndihmojnë simbolikisht familjet në nevojë.
Sipas Nevzad Lutfiut, kryetar i Departamentit për të Rinj pranë KBI-së, interesimi i qytetarëve për këtë aksion të tyre ka qenë i madh.
Nisma e sotme në sheshin e Bujanocit është marrë në prag të fillimit të muajit Ramazan. Ky departament pranë KBI-së deri më tani ka realizuar një sërë aktivitetesh vullnetare./Titulli.com/