Kamberi: Vdekja e Musliut, humbje për qytetarët e komunës së Bujanocit,
Lokale

Kamberi: Vdekja e Musliut, humbje për qytetarët e komunës së Bujanocit,

18.Jan.2018 15:29
0
Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Junuz Musliut duke vlerësuar se do të mbetet edhe një shenjues i një epoke për shqiptarët e Luginës.

Kjo është letra e plotë e Shaip Kamberit: 

Me shumë trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Jonuz Musliut (Kryetarit të Kuvendit komunal të Bujanocit; Kryetarit të Këshillit Nacional Shqiptar).

Sot, është vështirë të gjeshë fjalë dhe të përshkruash se sa humbje e madhe është ndarja nga jeta e Jonuz Musliut, jo vetëm për familjen e tij, por për të gjithë qytetarët e Komunës së Bujanocit, Luginës së Preshevës dhe të gjithë shqiptarëve në përgjithësi.

Sot, pavarësishtë se një hije e rëndë na ka ra të gjithëve, veprimtaria e tij do të mbetet një udhërrëfyes jo vetëm për neve por edhe për gjeneratat pas nesh.

Miku im Jonuz Musliu,

Përfunduam shumë projekte të rëndësishme, u ballafaquam shumë sfida bashkërisht, megjithatë na la edhe shumë punë tjera për t’i realizuar dhe shumë sfida për tu ballafaquar.

Pa ty, do të jetë shumë më vështirë, por, ke lënë shenja të pashlyeshme si mik besnik e i guximshëm, si partner i sinqertë dhe parimorë, si qytetarë i përkushtuar për përmirsimin e gjendjes së qytetarëve të komunës të cilës edhe ti i takove.

Do të mbetesh edhe një shenjues i një epoke për shqiptarët e Luginës si të tillë edhe do të kujtojmë.

Pusho i qetë.

Ndërron jetë Junuz Musliu, përfaqësues politik në Luginë të Preshevës
Mustafa: Vdekja e Musliut veprimtarit të çështjes kombëtare na tronditi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration