Këshilltari komunal i LPD-së, uron besimtarët për fillimin e Ramazanit
Këshilltari komunal i kuvendit të komunës së Bujanocit, Megzon Ismaili ka uruar besimtarët për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.Ismaili është shprehur se ky muaj të na shërbejë për rritjen dhe forcimin e solidaritetit e të dashurisë ndërmjet njerëzve.
“Uroj në këtë muaj të shenjtë, agjërim të lehtë dhe të pranuar, lumturi paqe dhe harmoni në çdo familje shqiptare. Ramazani është muaji që kultivon paqen, mirëkuptimin, e respektin, ndaj uroj që ky muaj i shenjtë të na shërbejë ky muaj për të reflektuar për punën tonë, për angazhimet dhe obligimet që kemi ndaj vetes, familjes, miqve dhe shoqërisë, duke forcuar besimin dhe misionin që e ka njeriu”, thënë Ismaili.
Ai uron që mes qytetarëve të mbretërojë paqja dhe mirëkuptimi.