Këshilli Komunal i Bujanocit me transparencë negative
Në një analizë të realizuar gjatë vit 2017 nga Transparenca e Serbia, komuna e Bujanocit nuk ka lëvizë nga pozicioni i saj i transparencës që gjendet në nivel të ulët me numër 47 .Javën e kaluar këshilli komunal komunës së Bujanocit ka mbajtur seancën e dytë të dhe në ueb-faqen e zyrtare nuk ka publikuar asnjë vendim të asaj mbledhje, votim të rendit të ditës apo edhe transkripton e mbledhjes.
Në ueb-faqen e komunës së Bujanocit nuk publikohen as kërkesat e qytetarëve përmes të cilave u drejtohen qytetarët, shkruan Titulli.com.
Ky institucion komunal përbëhet prej 11 anëtarëve dhe e udhëheq kryetari i komunës ndërsa në ueb-faqen e komunës janë publikuar emrat dhe kontaktet e anëtarëve të cilët mundë të komunikojnë qytetarët për nevoja të ndryshme.
Komuna e Bujanocit mbetet në nivel të ulët të transparencës edhe në fushat tjera brenda administratës, kuvendit komunal, prokurimeve publike, debatit me qytetarë dhe ndërmarrjeve publike./Titulli.com/