Këshilli komunal i Bujanocit, aprovon rezervat buxhetore afro 1.5 milion dinarë
Këshilli komunal i komunës së Bujanocit në mbledhjen e rregullt ka aprovuar propozim konkluzionin për pranimin në organizatën "ALDA".Kryetari i komunës, Shaip Kamberi deklaroi se anëtarësimi në organizatën “ALDA” ka një rëndësi të veçantë ndërsa buxhetit të komunës do ti kushtojë 600 euro në vit.
Organizata” Alda” ka për qëllim koordinimin e demokracive në nivel lokal si bashkëpunimin e ndërsjellë të komunave.
Në seancën 6 të Këshillit komunal, këshilltarët aprovuan edhe propozim aktvendimin mbi shfrytëzimin e rezervave buxhetore me vlerë prej 1 milion e 523 mijë dinarë. /Titulli.com/