Turqia pajton bashkësitë islame në Serbi
Vështrime

Turqia pajton bashkësitë islame në Serbi

25.Jun.2014 22:57
0

Në Serbi ekzistojnë tri Bashkësi Islame të regjistruara në Ministri të Fesë: 1. Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e cila është themeluar në vitin 2003; 2. Bashkësia  Islame në Serbi, e  themeluar nga Muamer Zurkoliq, si dhe; 3. Rijaseti i Bashkësisë Islame të Serbisë në krye me Adem Zilkiq. Që të tri këto bashkësi nuk e njohin njëra tjetrën. 

Shkruan; Ismet Azizi;

Bashkësia Islame e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit  nuk gëzon përkrahjen e gjithë imamëve në Luginë për shkak të interesave parciale dhe individuale. Për shkak të mos kyçjes së gjithë imamëve  në BIPBM, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, vitin e kaluar inicioi një grup punues për themelimin e një Bashkësie unike Islame të Luginës së Preshevës. Në mbledhjen që u organizua për këtë rast të gjithë ranë dakord për unifikim. Por, që nga ajo kohë e deri më sot nuk është bërë një gjë e tillë.

Reisi turk dhe shteti  turk deri më tani disa herë janë përpjekur të zgjidhin mosmarrëveshjet në mes  Muamer  Zukorliqit  dhe Adem Zilkiqit, por të gjitha iniciativat e deritashme kanë dështuar.

Vitin e kaluar Myftiu Muamer Zukorliq bëri një seri akuzash të rënda kundër Reisit turk duke vënë në dukje se ai financon kundërshtarët e tij, dhe se ai  dëshiron ta  largoj  atë nga kreu i Bashkësisë Islame të Sanxhakut. Bashkësia Islame e Turqisë në fillim ka përkrahur Adem Zilkiqin, ndërsa kohëve të fundit është më e përafërt me opcionin e tretë, që është i përbërë nga grupi i imamëve të pakënaqur dhe të cilët dëshirojnë t’i largojnë Zilkiqin dhe Zukorliqin.

Të premten e kaluar, para namazit të xhumasë në Mitrovicë, me një manifestim solemn në mesin e shumë mysafirëve mori pjesë edhe kryetari i DIANET-it, Mehmed Gyrmez në përurimin e xhamisë madhështore “Bajram Pasha-Isa Beg”, e ndërtuar vetëm për 16 muaj në themelet e Xhamisë “Isa Beg” apo si ka qenë e njohur “Xhamia e Zallit”. Ndërtimi i xhamisë është financuar nga  Komuna e Bajram Pashës nga Stambolli me të cilën është vëllazëruar prej kohësh Mitrovica.

Kryetari i DIANET-it, Mehmed Gyrmez, edhe me këtë rast nuk mund ta fshehte gëzimin e tij për ndërtimin e xhamisë në Mitrovicë. “Kjo është vepër për vëllezërit tanë në Kosovë dhe në Mitrovicë. Flamuri që mban sot shteti turk (me yll e hënë) është dizajnuar pikërisht këtu në Kosovë, po ashtu edhe himni kombëtar është shkruar po nga një djalë shqiptar”, tha me entuziazëm Gyrmez.

Qeveria Turke dhe vet Gyrmez është i pakënaqur me ndasitë në mes besimtarëve dhe Bashkësitë Islame në Sanxhak, Luginë të Preshevës dhe në Republikën e Serbisë. Me këtë rast, Muhamed Gyrmez  tha se Turqia do të punojë për pajtim dhe bashkimin  e Bashkësive Islame në Sanxhak dhe Serbi, dhe se është  "i sigurt se besimtarët myslimanë në Sanxhak shumë shpejt ta shijojnë ndjenjën, dhe do të shohin çfarë do të thotë uniteti".

Gyrmez theksoi se ndarjet midis myslimanëve në Sanxhaku është një plagë e madhe dhe problem të cilin e ndjejnë edhe besimtarët në Turqi. Duke vazhduar të flas për këtë problem, ai shtoi:

“Patjetër duhet të zgjidhet ky problem, dy vëllezër nuk guxojnë të kenë mosmarrëveshje, për këtë arsye do të punojmë në pajtimin dhe bashkimin e tyre, sinqerisht shpresoj, kam shpresuar edhe më herët, se besimtarët në Sanxhak dhe Serbi do të kuptojnë çka do të thotë uniteti dhe afërsia e sinqertë  e njërit me tjetrin, dhe se do të pajtohen dhe të bashkuar do të vazhdojnë  rrugën e përbashkët- deklaroi Gyrmez për televizion rajonal të Pazarit të Ri”.

Regjimi serb me vite të tëra është në “ luftë “ me  Myftiu e Bashkësisë Islame në Serbi, Muamer efendi Zukorliqin dhe me institucionet në të cilat ai është themelues ose ideator i krijimit të tyre dhe të cilat rezistojnë trimërisht ndaj të gjitha presioneve që vijnë nën ndikimin e Beogradit si nga regjimi i kaluar po ashtu edhe nga regjimi i tanishëm dhe aleatëve të tij nga radha e boshnjakëve.

Boshnjakët në krye me Myftiun Zukorliq, i cili kurrë nuk ka mohuar prejardhjen e tij shqiptare, kohëve të fundit, i ka kapluar një dëshirë separatiste (ndarëse) nga sllavët, dhe gjithnjë e më shpesh po deklarohen se janë  me prejardhje Ilire. Bile edhe janë paraqitur me kërkesat e tyre për heqjen e prapashtesës (ić dhe vić ) nga mbiemrat e tyre.

Zukorliq është themelues i një numri të institucioneve në Sanxhak. Ai ka themeluar mediumin e  parë Islam në Sanxhak “Zërat e Islamit”, ku  ishte redaktor i parë. Ai filloi aktivitetet në fushën e botimeve, krijoi “El Kelimeh”, shtëpinë të suksesshme botuese në rajonin e Sanxhakut, dhe më gjerë, si dhe mejtepin për moshën parashkollore dhe shkollore, në të cilën Bashkësia Islame u afirmua  në rajon. Ai arriti medresenë ta bëjë të pavarur, e cila ishte paralele e ndarë e Medresesë së” Allaudin” të Prishtinës, të cilën e emëroi me emrin e medresesë së  dikurshëm “Gazi Isa-beg“ dhe është një nga arsyet kryesore për zhvillimin e saj të shpejtë. Dekani i parë i Fakultetit të Studimeve Islame, Presidenti i Universitetit Ndërkombëtar të Novi Pazarit dhe themeluesit të tij, dhe institucionin  kulmor  gjithë boshnjak, Akademinë e Shkencave dhe Arteve, Fondacionin Kombëtar Boshnjak si  dhe Kongresin Botëror Boshnjak. Me një rast i pat deklaruar; “Ne nuk do ta shpallim Autonominë. Ne po krijojmë Autonominë e Sanxhakut”.

Rijaseti i Bashkësisë Islame në Serbi, në krye me Adem Zilkiqin, është nën ombrellën dhe e përkrahur nga pushteti serb dhe anasjelltas. Zilkiqi është njëri nga prijësit e rrallë  apo edhe i vetëm fetar boshnjakë i cili kundërshton haptas pavarësinë e Kosovës. Po veçojmë një rast eklatant kur Adem Zilkiqi i bëri thirrje ulemasë së Indonezisë, shtetit më të madh  për nga numri i popullsisë myslimane në botë, që të mos e njohin pavarësinë e Kosovës. Këtë deklaratë ai e ka bërë në kuadër të një vizite në Xhakaratë, i shoqëruar nga drejtori i Zyrës shtetërore për fetë, Mile Radojeviqin dhe Patriarku serb, Irinejin.

“Problemet në Kosovë nuk janë fetare por të natyrës kombëtare. Unë, si mik, ju kisha rekomanduar që të jeni të kujdesshëm dhe të mos bini pre e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Marrëdhëniet ndërfetare në Serbi nuk kanë qenë kurrë më mirë, por pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, myslimanët e tanë u gjetën të ndarë në të dyja anët e kufirit të vendosur dhunshëm”, ka theksuar Zilkiq, pas takimeve me krerët më të lartë të shtetit indonezian dhe me kryetarin e Bashkësisë Islame Indoneziane, dr. Said Akil Siroj.

Ai ka lutur autoritetet indoneziane që si mysliman të mbështesin fuqishëm Serbinë rreth çështjes së Kosovës, ashtu që sipas tij, besimtarët e këtij vendi të mos jetojnë të ndarë.

Zilkiqi, gjatë një qëndrimit në selinë e Bashkësisë Islame për Preshevë Medvegjë e Bujanoc, pat deklaruar se një pjesë të fajit për ndarjet të cilat janë bërë në mesin e Bashkësive fetare të boshnjakëve në Sanxhak dhe të shqiptarëve në Luginë, i kanë vetë ata, kurse pjesa tjetër e fajit, me mbi 50 për qind është e shtetit.

Droga Shqiptare
Stinët e kanë humbur hapin e kohës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration