Stinët e kanë humbur hapin e kohës
Vështrime

Stinët e kanë humbur hapin e kohës

27.Jun.2014 11:52
0

Ti injorosh problemet që kemi sot , do të thotë të hunbësh shansin për ti ndryshuar.

Ndryshimet klimatike qe po ndodhin ne planetin e tokës, a thua po bëhen pa paraljmërime paraprake? A janë vërejtur shenja të ndryshimit të temperaturës, të shkrirjes se akullit në pole , ndërrimi i stinëve të vitit, vrimat në shtresën e ozonit edhe më herët apo ato janë çfaqur dje apo sot kur edhe ne i vërejmë i ndiejmë. 

Shkruan:Mr. sc. Agim  Hasani; 

 

 Ambientalistët ndoshta me vonesë por megjithatë kanë trumbetuar për rrezikun që i kanoset planetit nga veprimet tona. Ka pasur vazhdimisht shenja paralajmëruese që na thonë se po hyjmë në një epokë të re  nga pikëpamja klimatike. Stinët ashtu të renditura dikur të çfaqura me kohë dhe të shprehura me temperaturë përkatëse tani sikur të hidhëruara e kanë humbur kontrollin dhe ato tani ose nuk çfaqen ose kur çfaqen qëndrojnë shkurte dhe nuk fillojnë me orarin e dikurshëm kalendarik. Ajo periudhë klasike e vitit, që dikur zinte vendin e lakmuar mes verës dhe dimrit, është duke u zëvendësuar me nivelet të reja dhe mbytëse lagështire , diell praktikisht konstant dhe pothuajse mungesë të plot të reshjeve. Edhe ne tani e kemi hetuar kuptohet si kureshtar se diçka me stinët që dikur i kishim te çfaqura me kohe nuk është ne rregull. Shumica edhe e thonë pa u marr me klimën dhe ambientin se te ne viteve të fundit i kemi vetëm dy stina vere dhe dimër. Shume qytetare  kanë pranuar se sezonet e fundit të vjeshtës kishin qen  totalisht  zhgënjyese dhe se u kishte munguar atmosfera e temperaturave tipike të viteve të shkuara. Sigurisht se edhe më herët ka pasur , shenja paralajmëruese që tregonin se po hyjmë në një epokë të re nga pikëpamja klimatike. Shkencëtaret ka me decenie që tregojnë të dhënat e reja mbi ndryshimin e temperaturave mesatare në toke , rritjen e nivelit të detit , shkrirjen e shpejt të akujve etj. Mirëpo , kjo thirrje sikur nuk ndihej , sikur argumentet që ofronin shkencëtaret nuk ishin të mjaftueshme për rrezikun që mundet ti shkaktohet planetit nga këto ndryshime. Analizat statistikore mbi ndryshimet klimatike flasin për një lidhshmëri kohore të veprimeve të njeriut nga revolucioni tekniko teknologjike e këtej. Dhe nëse është kështu, nëse po kontribuojmë për përcaktimin e motit , atëherë si do të shpjegohen tajfunet e tmerrshme,uraganet gjigante, thatësirat e pazakonta? Athua jemi ne fajtori që kemi sjellur  të nxehtin ekstrem , kemi sjellur shiun që shpesh po thon nuk ka ra por ka rrjedhur    , erën me shpejtësi marramendëse ? Ju mund të lexoni artikuj nëpër gazeta apo lajme të shpejta ku bëhet pyetje kush e solli këtë , cili është shteti që më tepër e ndot ambientin me CO2 , pse nuk kontrollohen prodhimet industriale që ndotin mjedisin , sidomos përfitimin e energjisë përmes qymyrit nga termocentralet etj. Një mik që para pak ditëve ishte në Kine tha se në pjesën industriale ku përfitohet energjia elektrike ju gjatë ditës edhe pse është nxehtë nuk mund ta shihni diellin nga ndotja. Por athua vetëm Kina ndërton ende termocentrale me qymyr, apo edhe shtetet tjera kanë ndikim të njëjtë në lirimin e efluentve që shkatërrojnë shtresën e ozonit? Pastaj analizat e sakta që tregojnë për shkallën e ndotjes së ajrit nga numri i madhe i tymit që e lëshojnë  automjetet e të gjitha llojeve e që vazhdimisht janë në lëvizje. Përdorimi i pesticideve dhe plehrave artificiale në mënyrë të pakontrolluar ka rrezikuar prodhimin e ujit të pastër përmes ciklit hidrologjik, dhe tani kemi në rritje shirat acidike .Lirimi i efluentve nga rrjeti i kanalizimit i patrajtuar është një problem me nocion kontinental jo fshati , qyteti apo shteti që janë përgjegjëse të drejpersedrejti apo ne mënyrë indirekte në ndryshimet klimatike.

 Këto po i them se ende ka mendime të kundërta rreth shkaktarëve të këtyre çudirave klimatike . Disa që merren me studime janë skeptike rrethe mendimit se këto ndryshime janë pasoje e veprimeve të pakontrolluar të njerëzimit, ata mendojnë se shkrirje të akullnajave ka pasur në periudha të caktuara që njëjtë ka pasur edhe ndryshime të stinëve, dhe se kjo çka po ndodhe është krejt normale dhe se bëhet sipas një rrotacioni kohore.

Mirëpo, mes shkencëtarëve më të mirë ekziston bindja e forte që për pjesën më të madhe të anomalive në skemën e sotme të ndryshimeve klimatike përgjegjësia është e veprimtarisë njerëzore, sidomos asaj industriale. Pra klima jo vetëm që po ndryshon , por ekzistojnë gjithnjë e më shumë prova  që tregojnë se  ajo po ndryshon shume më shpejtë nga ç`e kishin parashikuar edhe klimatologët ma të shqetësuar. Tjetra është se këto ndryshime klimatike po manifestohen me veprime shkatërrimtare të paparashikueshme dhe të paimagjinueshme më parë.

 

Kështu me gjuhën e matur të një studimi, bëhet i ditur një fakt alarmant, klima po ndryshon madje më shpejtë nga që e kanë menduar ekspertët. Klimatoligu i Universitetit të Harvardit  JON HOLDREN tani këshilltar  shkencor i presidentit Obama kujton  valën e të nxehtit në Europ në vitin 2003 dhe për pasojat e temperaturave të larta mbi 38Co .Kjo ngjarje tani është cilësuar si një ngjarje që ndodh një here në 100 vjet, ndërsa dikur para se shkenca të merrej seriozisht me klimën kjo cilësohej si ngjarje që ndodh një here në 250 vjetë. Tani modelet po na tregojnë që në 2050 këto ndryshime të temperaturave do të ndodhin një here në 2 vjet. Dhjet vjet më pare janë dëgjuar zërat e ekspertëve se në rastin ma të keq, akulli i detit i verës arktike do të shkrihet plotësisht në 2070 thotë Holdreni. Më pesimistët thoshin se kjo do të ndodh në vitin 2040. Tani thonë se do të shkrij brenda pak vitesh. nuk është për tu habitur se në verën e 2007 nga temperaturat e ngrohta në arktik shkriu aq shume akull sa disa pjesë të Oqeanit Arktik që nuk kishin qen kurrë plotësisht të lundrueshme, u bënë të tilla.

Në fund po i referohem një studimi nga Organizata Meteorologjike Botërore ( viti 2007)që flet për dukurit klimatike ekstreme;

India, Pakistani e Bangladeshi janë ballafaquar me përmbytjet ma te mëdha , Anglia është kapluar nga një lagështi që nuk është regjistruar që nga viti 1766 kur kanë nisur të mbahen të dhënat  mbi motin. Në maj të  njëjtit vit dallgë  të larta deri 4.5 metra kanë goditur 68 ishuj në Maldive, duke shkaktuar përmbytje . Po të njëjtin muaj , pra në maj të vitit 2007 , Rusia u përfshi nga një valë nxehtësie , as Evropa juglindore nuk u ka shpëtuar anomalive atmosferike , në qershor dhe korrik i nxehti në rajon ka arritur rekorde të reja .Në anën tjetër një dimër jugor  i ftohte ka sjell erë, stuhi dëbore në pjesë të ndryshme të Amerikës së Jugut, duke bërë që në korrik temperaturat të bien deri në -22 gradë celsius në Argjentinë dhe  - 18 në Kili. Në qershore në Afriken e Jugut kanë rënë reshjet e para të mëdha të dëborës , ku në zonat e caktuara trashësia e borës shkoi deri në 25 centimetra. Jan shpeshtuar të reshurat në Egjipi e kishim edhe reshjet e para të borës në Izrael e vende për rrethe.

 Muaji Nëntor  lumi i Fshatit Tërrnoc a sigurisht edhe lumenjtë e shumë fshatrave tjera të rajonit janë pa asnjë pik uji, e në të kaluarën nuk kanë ditur të shteren as gjatë verës.Sote jemi ne fillim të muajit korrik dhe temperaturat jane identike dikur me pranverën e shpeshe edhe me vjeshte shtatorin e ke sikur me qen në mesin e verës. Sipas shenjave , analizave qe tregojnë për anomali ekstreme të ndryshimit të klimës, mos u çuditni kur në një ditë në vjeshtën ton sipas kalendarit do të nisemi në verime për të pushuar . Njerëzit tani po e shohin , po e kuptojnë që koha është bërë e çuditshme, por metereologët çuditërisht i dëgjon rrallë të flasin për ngrohjen globale.

Turqia pajton bashkësitë islame në Serbi
Objekte dhe lokalitete arkeologjike në komunën e Bujanocit /foto/
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration