Rilindja me zemër e Luginës!
Vështrime

Rilindja me zemër e Luginës!

07.Aug.2018 11:45
0
Fitoret e mëdha të dy forcave politike në Kosovë e Shqipëri, respektivisht Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Partisë Socialiste, në zgjedhjet e fundit, padyshim se duhet reflektuar edhe në trevat etnike ku jetojnë shqiptarët.

Mbas formimit të qeverive në dy shtetet amë, popullata shqiptare e Luginës së Preshevës, në këtë aspekt, meriton një unifikim të spektrit politik të brendshëm dhe një qasje të re politike nga faktori relevantë politikë shqiptarë, për problemet e kamotshme që preokupojnë këta shqiptarë, e që kryesisht vijnë nga instancat e larta shtetërore serbe! 

Një shembull tipik i kësaj natyre, është intervenimi i këtij faktori politik për unifikimin e partive politike shqiptare në Maqedoni. Shqiptarët sot atje gëzojnë postin e hiq më pak se të Kryetarit të Parlamentit të shtetit. 

Në këtë kontekst, vetëm faktorit politik shqiptar të Luginës i mungon unifikimi i sinqertë në çështjet me karakter nacional. 

Ky spektër politik, kështu i përçarë siç është tani, vetëm sa i ndihmon rrugëtimit të Serbisë drejtë aspiratave evropiane. Serbia, mund të arsyetohet edhe para Bashkësisë Evropiane, edhe para të gjithë faktorëve politikë, për padrejtësitë që i bënë shqiptarëve të Luginës, me që realisht një pjesë të tyre i ka edhe nën ombrellën e qeverisë së re. 

Faktori politik shqiptar i Luginës, i ndarë në dysh në përfaqësimin pro dhe kundër në instanca më të larta politike, vetëm sa e vështirëson çështjen e Luginës.

Përfshirja pa kushte e një pjese të faktorit politik shqiptar të Luginës në qeverinë e re të Serbisë, është një tentativë e vetmuar dhe e dëmshme për popullatën shqiptare të kësaj treve etnike.

Kësisoj, duket sikur në pafundësi flitet për problemet e shqiptarëve të Luginës, e zgjidhjet për to sa shkojnë e bëhen të pamundura. 

Duke theksuar faktin se kjo përfshirje në qeveri e shqiptarëve të Luginës, nuk ka qenë as transparente e as e logjikshme, kjo risi, që madje ndodhë për herë të parë në historinë e kësaj popullsie shqiptare, padyshim se mund të shkaktojë pasoja të pa kthyeshme për njerëzit e thjeshtë, që mes hallesh mezi shtynë ditët. 

Rilindja me zemër e Luginës do të nënkuptonte një unifikim të politikës nacionale shqiptare, nën direktiva të qeverisë së Shqipërisë e të Kosovës. Njëjtë siç bënë Serbia me serbët e saj në Kosovë.

Atëherë mund të flitet për raportet e barabarta mes shqiptarëve dhe serbëve dhe reciprocitetet normale në mes tyre.

Shkruar nga Drilon Hyseni-Bujanoc;

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin domosdoshmërish edhe mendimin e Portalit Informativ-TITULLI

 

Kosovë, ktheja borxhin anës Lindore!
Organizimi i jetës publike në Bujanoc!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration