Historia e rrahjes në Zvicër të Fatlumit nga Presheva
Rasti i djaloshit 12 vjeçar shqiptar (me prejardhje nga komuna e Preshevës) Fatlum J nga Walenstadt SG shokoi gjithë Zvicrën dhe është publikuar thuajse në të gjitha mediat e saj. Gjatë pushimit shkollor, ai është rrahur nga pesë deri në gjashtë fëmijë më të moshuar zviceranë (15 deri në 16 vjeçar).Babai Faik J, 33, mendon: "Djali im është rrahur se është i huaj.
"Ai vetë ka qenë pjesë e dhunës si emigrant në Zvicër, sepse në St Gallen ishin më parë shkollat e tmerrit. "Djali im nuk duhet të marrë shembullin tim," thotë Faiku mendueshëm. Në verën e 1997, Blick sqaronte mbi dhunën e ushtruar ndaj 14 vjeçarit të atëhershëm Faik, shkruan Blick, përcjell Bota sot.
Në vijim e keni lajmin e dhunimit të Faikut në vitin e largët të 1997, ngjashëm si para pak ditësh, siç i ndodhi djalit të tij.
Titulli: «E gjithë shkolla në grevë: Nxirreni jashtë agresorin!»
330 nxënës të shkollës Feldacker të Mels SG janë ngritur në këmbë. Njëri prej tyre tha: "Faiku nuk është shumë i madh dhe i fuqishëm. Por ai mendon se është më i pushtetshmi dhe të gjithë duhet ti shkojnë pas. Ai është edhe i armatosur me thika dhe boksa." Atëherë kërcënoi një shok i Faikut reporterin e tabloidit Blick:"Nëse Faiku del nga shkolla, ti do jesh i vdekur nesër."
Pas 20 vitesh përsëritet historia. Vetëm: Sot familja J. nuk është agresorja, por viktima. Babai Faik thotë se në 1997 kishte qëndruar në Zvicër dy ose tre vjet, dhe ky ndryshim jetësh e kishte bërë impulsiv, brutal dhe hiperaktiv, përcjell Bota sot.
"Prej dhjetë vitesh, tani nuk kam bërë asnjë krim në Zvicër, përkundër historisë sime të trishtë," thotë më tej Faiku. Sot, e hënë, do shkojë përsëri në shkollë Fatlumi, ndërsa shpresa e të atit mbetet: "Ai nuk duhet të shpagojë veprat e babait të para 20 viteve.