"Gratë e biznesit "“ Bujanoc", ftesë për pjesëmarrje
Shoqata e grave afariste në partneritet me Komunën e Bujanocit realizon hulumtimin rreth gjendjes së gruas në tregun e punës dhe zhvillimin e ndërmarrësisë në komunat Bujanoc dhe Preshevë.
Sipas njoftimit të Shoqatës “Gratë e Biznesit”-Bujanoc, në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave të Bujanocit dhe Preshevës për t’u marrë me ndërmarrësi dhe kooperativë” të cilin e financon Bashkimi Evropian, Qeveria e Zvicrës dhe Qeveria e Republikës së Serbisë, përmes programit Progresi Evropian.
Kjo Shoqatë përmes këtij projekti dëshiron t’i ndihmojë gratë e papunësuara të Bujanocit dhe Preshevës.
- që të përfitojnë njohuri rreth ndërmarrësisë dhe kooperativës, si mundësi punësimi;
- që të mësojnë mundësitë e përkrahjes dhe financimit për zhvillimin e biznesit vetanak;
- që të njoftohen me përvojat e grave të suksesshme afariste.
“Nëse dëshironi të provoni që ndërmarrësia, apo kooperativa është shansi juaj, a keni preferenca dhe aftësi për biznese të tilla, nëse keni ndonjë ide për fillimin e biznesit tuaj, apo këtë dëshironi ta bëni përmes shoqërimit, ejani në hapësirat e Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal të komunës së Bujanocit dhe Preshevës, në periudhën prej orës 10h – 15h dhe aplikoni për pjesëmarrje në trajnimet që janë paraparë në projekt”, thuhet në njoftimin e Shoqatës “Gratë e Biznesit”.
Sipas organizatorëve, pjesëmarrëset më të suksesshme të trajnimit, pas seleksionimit të duhur, do të mund të përfitojnë mjete në formë të pajisjeve për fillimin e biznesit vetanak.
Në bazë të kërkesave do të bëhet selektimi i pjesëmarrëseve në trajnim, ndërsa aplikimin mund ta bëni deri më 22 maj 2015.
Informatat rreth projektit mund t’i merrni përmes telefonave: