Fejzullahu planifikon vizitë në mediat lokale në Bujanoc, kjo është ndarja e mjeteve nga buxheti (dokument)
Kryeshefi i shërbimeve publike dhe veprimtarive shoqërore, pranë administratës komunale të Bujanocit Bajram Fejzullahu planifikon t'i vizitojë mediat lokale për të cilat janë ndarë 2 milion e 100 mijë dinarë nga buxheti komunal.Këto plane i shpalosi Fejzullahu gjatë një konference për gazetar i cili prezantoi shumat të cilat u janë ndarë mediave lokale dhe shpjegoi procedurat e parapara sipas marrëveshjes.
Mjetet janë ndarë në bazë të konkursit të shpallur më 24 mars të vitit 2015 për bashkëfinancimin e projekteve në nivel lokal.
“Në konkurs janë paraqitur 14 aplikues, ndërsa vetëm 10 prej tyre i kanë plotësuar kushtet dhe deri më tani nuk kemi pas ankesa nga asnjëra palë”, deklaroi Fjezullahu.
Fejzullahu shtoi se komisioni ishte i përbërë nga anëtarët Hasan Hasani, gazetarë në RTV “Presheva”, Zoran Veliçkoviq RTV”Vranja” dhe Fejzi Beqiri nga administratat komunale e Bujanocit.
Ai duke folur për kriteret e ndarjes së mjeteve ka thënë se komisioni ka qenë apolitik dhe se kjo është hera e pare që po ndahen në bazë të konkursit.
Fejzullahu është shprehur se deri sa të shpallet konkursi tjetër do të vizitojë mediat lokale ku funksionojnë ato./Titulli.com/