Era shkakton dëme edhe në Luginë (foto)
Pas raportimeve se stuhia e fortë që ka përfshirë pjesë të Kosovës ka shkaktuar dëme në infrastrukturë, siç ishte rasti me minaren e xhamisë në Gjilan edhe në Luginë kalimi i kësaj ere të fortë nuk kaloi pa pasoja.
Në Bujanoc, afër shkollës së mesme “Sezai Surroi”, era e fortë ka shkaktuar dëme në restorantin “Aida”, duke hequr gjysmën e çatisë së kësaj ndërtese.
Siç ka mësuar Titulli, për fat të mirë, përveç dëmeve materiale nuk ka pasoja në njerëz. Kjo stuhi e fortë dëme ka shkaktuar edhe në vendbanime tjera të Luginës.
Raportohet se në kopshte private era e fortë ka shkulur dhe thyer pemët, ndërsa në Preshevë dëme kanë pësuar edhe lokalet në inventarin të cilin e kishin vendosur në ambient të hapur për të përcjellë ndeshjet e Botërorit 2014.
Vlen theksuar se dëme kanë pësuar edhe kafiterit në sheshin e Bujanocit, po që në krahasim me ato në Preshevë ku ka dëmtim edhe të pajisjeve për transmetim të lojërave të futbollit, këtu dëmi është vetëm në inventarin e vendosur jashtë objektit (çadra, karrige, tavolina)./Titulli.com/