Ekspozita e shtatë shqiptarëve në Hamburg, pjesëmarrëse edhe Flutra Aliu fotografe nga Bujanoci
Për këtë ekspozitë tashmë kanë shkruar edhe mediet gjermane, dhe po të njëjtat vënë theksin mbi këtë protestë artistike të mbajtur në Gallery Mytoro, në Hamburg të Gjermanisë.Arbnore Lumi ( Kanada), Arton Humolli ( Kosovë), Burim Myftiu (SHBA), Dash Izairi ( Gjermani),Flutra Aliu ( Luginë), Shkurta Bogujevci ( Kosovë) dhe Xheni Cuni ( Gjermani) janë artistët shqiptarë që prezantuan sonte në ekspozitën „The beautiful Travellers II“ të Mentor Ejupit, nën titullin „The beautiful Travellers II“, shkruan KultPlus.
Është edicioni i dytë i prezantimit të artistëve shqiptarë në këtë galeri, mirëpo, kësaj radhe ekspozita kishte për qëllim edhe thirrjen për Bashkësinë Evropiane, që kanë lënë të mbyllur Kosovën sa i përket lëvizjes së lirë.
Nga Bujanoci mori pjesë fotografja Flutra Aliu me disa fotografi të realizuara në territorin e Luginës së Preshevës./Titulli.com/