Donacion nga Turqia për meremetimin e objektit të administratës
Dy bashkatdhetarët nga komuna e Bujanocit që jetojnë dhe veprojnë në Turqi kanë ndarë donacion prej 25 mijë eurove për meremetimin e objektit të administratës komunale në Bujanoc.Këtë konfirmim në formë të shkruar e kishte marrë kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi gjatë ditës së hënë, përderisa të martën e shpalosi edhe në seancën e Këshillit Komunal.
Bajram Kumova dhe Veli Terzi janë dy bashkatdhetarët që do të financojnë këto punime në vlerë prej 25 mijë eurove.
Vlen theksuar se Bajram Kumova, pronar i kompanisë “Kumova”, financoi renovimin edhe të shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në fshatin Tërnoc, prej nga edhe e ka prejardhjen. /Titulli.com/