"Dita e mësuesit- 7 Marsi" shënohet edhe në Bujanoc
Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc për ditën e mësuesit u organizua një program kulturorë dhe ishin të pranishëm mësimdhënës dhe veteran të arsimit shqip.Shaip Kamberi kryetari i komunës së Bujanocit u shpreh para të pranishmëve se është shumë mirënjohës dhe vlerësoi kontributin e dhënë për të arsimuar popullin tonë në këtë rajon, shkruan Titulli.com.
“Të vetëdijshëm me gjendjen në shkollat tona, me statusin e mësimdhënësit dhe të nxënësit, edukimi dhe shkollimi duhet të vazhdojë për hire të trashëgimisë që mbajmë të gjithë mbi supet tona. Besoj fuqishëm që vitet në vijim do të sjellin rezultatet më të lakmueshme dhe që Lugina e Preshevës përmes shkollës shqipe do të ruaj dhe avancoj identitetin kombëtarë të shqiptarëve”, tha para të pranishmëve Shukri Ymeri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Ne emër të veteranëve të arsimit në komunën e Bujanocit foli Nehat Ramizi, i cili u shpreh se po të jepej mundësia e zgjedhjes së një profesioni prapë to të zgjidhte ditarin e shkollës dhe dashurinë e nxënësit.
Gjatë këtij organizimi u vlerësua shumë puna e mësuesve e sidomos veteranëve të komunës sonë të cilët janë ballafaquar me situata dhe vështirësi të ndryshme.
Për të pranishmit u prezantuan nga nxënësit edhe disa poezi e këngë kushtuar arsimit ndërsa pjesë e organizimit ishin komuna e Bujanocit, këshilli Kombëtar Shqiptar dhe organizata “Shpresa”.Titulli.com/