Diskutime të nxehta në Bujanoc: Këshilli Kombëtar Shqiptar apo "Komiteti"?
Në seancën e 9-të kuvendit komunal përveç temave ta planifikuara me rendë të ditës pati edhe diskutime të nxehta lidhur me funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në fushën arsimit dhe shkollave.Hajredin Hyda, këshilltar nga Partia Demokratike duke folur për buxhetin e komunës lidhur me Këshillit Kombëtar Shqiptar tha se nuk është aspak i kënaqur me punën këtij institucioni apo siç e quajti ai Komitetit Kombëtar Shqiptarë.
“Ky Komitet ka një formim të arsyeshëm mirëpo veprimtaria e tij është keqpërdorur duke e mbrojt pakicën prej pakicave duke dhënë pëlqime në emërimin e drejtorëve të shkollave ku edhe për kundër votave të shumicë së këshillit të arsimtarëve emërohen sipas tekeve”, theksoi Hyda, shkruan Titulli.com.
Ragmi Mustafa, këshilltarë komunal reagoi në deklaratat e Hydës duke thënë se është turp të quhet komitet i vetmi organ me përbërje shqiptare dhe i vetmi organ tipik shqiptarë.
Për të njëjtën temë reagoi edhe Adnan Salihu, këshilltarë nga Lëvizja e Progresit Demokratik i cili u shpreh se Këshilli Kombëtarë Shqiptarë punon dhe vepron në bazë të ligjit për pakica dhe jo sipas tekeve të dikujt dhe se është krahasim i pavend i Hydës duke pas parasysh vështirësitë që po kalon ky institucion./Titulli.com/