Deputeti Kamberi: Ka përparime në Luginë, duhet më shumë punë për përfaqësim institucional brenda Serbisë
Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, në Emisionin "Komiteti" ka rrëfyer për historinë e Luginës së Preshevës dhe shumë çeshtje tjera.Ai ka treguar edhe për fshatrat që dikur kanë qenë pjesë e Kosovës dhe pas Luftës së Dytë Botërore i janë bashkuar Serbisë edhe për disponimin politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Cili është vullneti i tyre aktual politik atje.
Kamberi është shprehur edhe për të drejtat e shqiptarëve në Luginë dhe për interesimin e Tiranës dhe Prishtinës rreth shqiptarëve atje si dhe përplasjen me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Parlamentin e Serbisë.
Përballë gazetarëve të Gazetës Express, Leonard Kerquki, Shpend Limoni dhe Berat Buzhala, Kamberi ka shpjeguar për pozitën e shqiptarëve në Luginë, historinë e këtij territori dhe shanset që ai t’i bashkohet Kosovës.
A ka qenë ndonjëherë Lugina e Preshevës pjesë e Kosovës? Çfarë po ndodh në bazën ushtarake serbe atje? A do të vendosen raketa ruse? Pse nuk e lëshon Serbia Luginën e Preshevës? Si është të jesh deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë? A ka presion ai prej kolegëve të atjeshëm? Cilat janë raportet e udhheqësisë shqiptare me Prishtinën dhe Tiranën? A ndjehen të tradhtuar?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave i merrni në emisionin “Komiteti”: