Bujanoc: Koncerti "Ndihma juaj realizon ëndrrën e maturantit" shembull pozitiv
Organizata "Shpresa" në bashkëpunim me shkollën e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc ka mbajtur koncert humanitar me qëllim të ndihmës për maturantët.Kryetari i kësaj organizate Nevzad Lutfiu, gjatë një bisede për portalin Titulli.com theksoi se ky organizim ka pasur karakter humanitar me qëllim të ndihmohen maturantët e shkollës së mesme “Sezai Surroi” ku u mblodhën 18 mijë e 750 dinarë.
Sipas Lutfiut këto para i dedikohen maturantëve të cilët nuk kanë mundësi financiare të realizojnë ekskursionin i cili do të realizohet në përfundim të këtij viti shkollor.
Ai është shprehur se në këtë organizim u promovuan talentët e komunës së Bujanocit dhe Preshevës ku ishte një rast i mirë edhe për ata që dëshiruan të promovohen me talentet e tyre që i kanë e njëkohësisht edhe ti ndihmojnë shokët./Titulli.com/