BDL dhe Nisma e re për Preshevën: Program zhvillimorë në arsim, shëndetësi dhe kulturë (video)
Përfaqësues nga lista zgjedhore Bashkimi Demokratik i Luginës dhe Nisma e re për Preshevën u shprehën për Titulli.com kanë një program zhvillimor për të gjitha shtresat e shoqërisë.Gazmend Aliu, kandidatë për këshilltarë nga kjo listë tha se kanë një program i cili do të ofroj zgjidhje për problemet e shumta të grumbulluar në Luginë të Preshevës sepse ne nuk ka gjykatë, nuk ka libra e shumë gjëra tjera.
“Do të mundohemi të ofrojmë lehtësira për bizneset lokale dhe mundësi të reja për të rinjtë tanë dhe të bëjmë gjithçka që mundemi që njerëzit të jetojnë më mirë”, theksoi ai.
Ali tha se do të mundohen të kenë zhvillim në arsim, shëndetësi dhe të ngritin nivelin e investimeve në kulturë.
Ali tha se fokus do të ketë edhe në infrastrukturën për bujqësi e blegtori në të mire të qytetarëve dhe komunës.
Me moton të cilën e kemi “Presheva mbi të gjitha” do të mundohemi që kësaj here të bëjmë gjithçka për Preshevën, deklaroi Ailu.
Për më tepër rreth programit politik shikoni videon: