Bashkohen xhamitë e shqiptarëve në Zvicër, edhe besimtarët e Luginës së Preshevës
Në Kantonin Lucern të Zvicrës është bërë bashkimi i Xhamisë Drita dhe Xhamisë Mëshira, të cilat frekuentohen kryesisht nga bashkatdhetarët shqiptarë nga Maqedonia, Kosova e Lugina e Preshevës.Në ceremoninë e organizuar në këtë rast, kryetari i xhamisë Drita, Mumin Veseli ka deklaruar se kjo xhami është ndërtuar me mundin e besimtarëve që jetojnë dhe punojnë në Zvicër.
“Kur është përfunduar xhamia Drita, kjo dritë nuk shkëlqente si duhet pasi i mungonin krahët, vëllezërit tjerë të xhamive”, ka deklaruar ndër të tjera kryetari Veseli.
Ai ka deklaruar se Daut Latifi, kryetar i xhamisë Mëshira, dhe persona tjerë, kanë dhënë ndihmë të palodhshme për bashkimin e besimtarëve. /SHENJA/