Artisti Nagip Tashi nga Bujanoci, dhurojë Prizrenit portretin e aktorit Bekim Fehmiu
Teatrin Profesionl "Bekim Fehmiu" në Prizren, të mërkurën e ka vizituar një delegacion nga komuna e Bujanocit.Artisti nga Bujanoci Nagip Tashi i kishte sjellur dhuratë teatrit të Prizrenit portretin e aktorit prizrenas Bekim Fehmiu, me këtë rast kryetari Haskuka ka takuar edhe kryetarin e Bujanocit Shaip Kamberi i cili e kishte përcjellur autorin e veprës.
Haskuka tha se me mysafirët nga Bujanoci biseduam për shkëmbim kulturor dhe bashkëpunim ndërmjet dy komunave.
“Një portret i jashtëzakonshëm sonte na bëri bashkë, dy kryetarë, profesorin me nam, një artist, drejtorë dhe aktorët e Teatrit Profesionist “Bekim Fehmiu” në Prizren.
Nagip Tashi kishte sjellur si dhuratë teatrit portretin e aktorit të madh Bekim Fehmiu që e ka punuar 3 vite ndërsa si material për realizim ka përdorur 3 lloje të drurit./Titulli.com/