Arifi: Vepra e Musliut la gjurmë të çmuara në Luginë të Preshevës
Lokale

Arifi: Vepra e Musliut la gjurmë të çmuara në Luginë të Preshevës

18.Jan.2018 19:51
0
Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi shprehu ngushëllim për vdekjen e Junuz Musliut.

Shkrimi i plotë i Shqiprim Arifit: 

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta e ish liderit politik të UÇPMB-së, Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Kryetarit të Kuvendit Komunal të komunës së Bujanocit, si dhe kryetarit të LPD - së, z. Jonuz Musliu.

Ndarja nga jeta është një humbje e madhe për familjen Musliu, njëkohësisht është një humbje e madhe për Luginën e Preshevës, ngase kontributi i tij për popullin shqiptar në Luginë të Preshevës dhe përkushtimi i tij gjatë konfliktit të vitit 2001, la gjurmë të çmuara.

Të nderuar familjarë, shokë e dashamirë të zotit Musliu, më lejoni që në emrin tim personal si dhe në emër të të gjithë anëtarëve të Alternativës për Ndryshim, tju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

U prehtë në paqe dhe i lehtë i qoftë dheu.

OVL e UÇPMB-së: Ngushëllime familjes Musliu dhe të gjithë shokëve të idealit kombëtar
Profili i Junuz Musliut: Aktivist i hershëm i çështjes kombëtare (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration