Arifi: Shqiptarët dhe Serbët në Bujanoc nuk kanë pasur probleme edhe gjatë luftës
Lideri i Partisë Demokratike në Bujanoc, Nagip Arifi ka vlerësuar se situata e fundit në Kosovë lë edhe gjurmë në raportet.“Shihet se situate nuk është e mirë, mirëpo komuna e Bujanocit e përzier me shqiptarë dhe serb nuk kanë pasur mes veti problem edhe gjatë kohës së luftës”, është shprehur Arifi për jugpres, transmeton Titulli.com.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që pavarësisht situatës të vazhdojnë të jetojnë së bashku.
Arifi duke folur më seancën e kuvendit të përbashkët të këshilltarëve shqiptarë në këtë rajon, theksoi se pajtohet që të ketë reciprocitet me serbët e Kosovës.
Sipas tij atë që kanë serbët në Kosovë duhet të fitojnë edhe shqiptarët në këtë rajon./Titulli.com./