Ambasada e SHBA-së shënon Ditën e Pavarësisë, marrin pjesë liderët e Luginës (foto)
Lokale

Ambasada e SHBA-së shënon Ditën e Pavarësisë, marrin pjesë liderët e Luginës (foto)

02.Jul.2014 21:55
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut – Ditët së Pavarësisë, ka organizuar pritje për personalitete publike nga Serbia si dhe diplomat të huaj.

Ambasadori i SHBA-së Michael Kirby para liderëve shtetërorë, institucional, korit diplomatik, krerëve fetar e atyre lokal, ndër të tjera ka thënë se “sot në botë ekzistojnë modele të ndryshme të drejtimit të shtetit, mirëpo Serbia ka zgjedhur demokracinë dhe se zgjedhjet e fundit tregojnë këtë vendosmëri, raporton Titulli.

Në këtë shënim përveç krerëve kryesor të shtetit duke fillur nga kryetari Tomisllav Nikolliq e ministra të qeverisë, morën pjesë edhe përfaqësuesit shqiptar të Luginës, deputetët Riza Halimi dhe Shaip Kamberi si dhe kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, respektivisht Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi.

Vlen theksuar se në shënimin e këtij përvjetori ambasadori Kirby nënvizoi se Washingtoni do të vazhdojë ta mbështesë Serbinë në rrugën e saj Evropiane./Titulli.com/

 

Foto: FoNet

Bujanoci me "Urë të Ibrit" (foto)
Përfaqësuesi i zyrës së Kosovës në Beograd takon deputetët shqiptarë nga Lugina
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration