Aksion humanitar për maturantët në Bujanoc (video)
Një grup i nxënësve maturant të shkollës së mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc kanë organizuar një aksion humanitarë në qendër të qytetit në Bujanoc.Ata kishin përgatit ëmbëlsira të ndryshme dhe ato u janë ofruar qytetarëve kalimtarë në shkëmbim të një ndihme financiare sipas vullnetit, shkruan Titulli.com.
Njëri prej nxënësve tha për Titulli.com se kanë dalë këtu për maturantët dhe i ka lut të gjithë që të ndihmojnë.
Ai u shpreh se aksioni mirë është duke shkuar ndërsa mbetet me shpresë që të jetë ky aksion sa më i suksesshëm.
Sipas organizatorëve ky aksion ka për qëllim shitjen e ëmbëlsirave dhe nga mjetet e grumbulluar do të shërbejnë për nxënësit maturantë që kanë nevojë për ndihmesë në ekskursion dhe aktivitete tjera për fundvitin shkollor./Titulli.com/